19 Prill 2024

Agroturizmi, potencial për zhvillimin ekonomik e bujqësor të vendit

Prishtinë, 25 shkurt - Kosova ka potencial të lartë për zhvillimin e agroturizmit, që konsiderohet si një ndër fushat me ndikim më të madh në zhvillimin ekonomik e bujqësor të vendit, duke mundësuar edhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kështu është shprehur Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe  Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë vizitës së fshatit Bërnicë, që njihet një nga zonat për zhvillimin e veprimtarive në fushën e agroturizmit e që këto veprimtari po gjallërohen dita ditës në këtë pjesë të Komunës së Prishtinës. Për avancimin e vlerave tradicionale dhe këtyre veprimtarive, Ministri Peci ka premtuar përkrahje përmes programeve vjetore të Ministrisë.

“Përmes Programit për Zhvillim Rural, i cili do të shpallet gjatë muajit Mars të këtij viti, ne synojmë të mbështesim projektet, qëllimi i të cilave është ngritja dhe ruajtja e vlerave tradicionale e agroturizmit, e sidomos ato projekte të cilat kultivojnë vlerat e produkteve bujqësore, të cilat i nxjerrim nga toka jonë”, ka theksuar Ministri Peci.

Gjatë vizitës tek “Molla e Egër – Agroturizëm”, ku kultivohen veprimtaritë e agroturizmit, Ministri ka parë nga afër të gjithë procesin e furnizimit dhe mënyrën e funksionimit të kësaj veprimtarie, e cila në fokus ka ushqimin bio dhe të freskët.

Ndryshe, fermerë nga rajone të ndryshme të vendit janë ata që e furnizojnë këtë subjekt me prodhimet e tyre bujqësore, si qumështi, mishi i gjedheve, deleve dhe dhive. Po ashtu, ky subjekt i agroturizmit zhvillon edhe veprimtari bujqësore, ku aktualisht ka një fermë të pulave, në të cilën rriten pulat e fshatit të llojit New Hampshire dhe kultivohen perimet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)