19 Tetor 2018

Agrobiznesi në Evropë dhe Azi vlerësohet si 'inovativ' dhe 'përfshirës'

Voronezh, 21 maj - Sesioni i tridhjetë e njëtë i Konferencës Rajonale të FAO-s për Europën që u zhvillua për herë të parë në Federatën Ruse përfundoi punimet pas tre ditëve diskutimevesh intensive.

Konferenca ishte e pesta në vazhdën e konferencave rajonale pranverore për Afrikën, Amerikën Latine dhe Karaibet, Azinë dhe Paqësorin, dhe Lindjen e Afërt dhe Afrikën e Veriut.

Dyzet e tre vende nga 53 vende të përfshira plus pjesëmarrje e Bashkimit Evropian, vëzhgues dhe përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, sektori privat dhe bota akademike morën pjesë në debatet lidhur me sfidat kryesore për sigurinë e ushqimit në rajon.

Jose Graziano da Silva, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), theksoi rëndësinë e Axhendës 2030 për Zhvillimin të Qëndrueshëm dhe rolin e Konferencës Rajonale për të reflektuar se si Evropa dhe Azia Qendrore mund të bëjnë kalimin drejt qëndrueshmërisë së bujqësisë dhe sistemeve ushqimore në një klimë të ndryshueshme.

Ndërsa uria në botë u rrit në vitin 2017, rajoni në tërësi ka bërë përparim të konsiderueshëm në reduktimin e pasigurisë ushqimore.

Megjithatë, dallime të mëdha mbeten midis vendeve, rreth 14.3 milionë njerëz në rajon ende përjetojnë pasiguri të thella ushqimore në aksesin ndaj ushqimit, dhe shumë vende në Evropë dhe Azi Qëndrore ballafaqohen me të ashtuquajturën "barrë të trefishtë" të kequshqyerjes: kequshqyerje, mungesa ne vlera ushqimore  dhe mbipeshën de obezitet.

Konferenca adresoi nevojën për të forcuar bujqësinë e qëndrueshme dhe theksoi potencialin e agroekologjisë dhe drejtimeve të tjera.

Gjithashtu u theksua rëndësia për të miratuar të një "qasje të përbashkër ndaj sistemit ushqimor" me qëllim përballimin e sfidave të ndryshme që prekin bujqësinë dhe sigurinë ushqimore dhe vuri në dukje dobësinë e rajonit për ndryshimet klimatike për shkak të ekosistemeve të brishta dhe kapaciteteve të kufizuara të menaxhimit të rrezikut.

Pjesëmarrësit e konferencës theksuan rëndësinë e zhvillimit të e-bujqësisë si një mjet për zbatimin e Axhendës 2030 dhe inkurajoi pjesëmarrësit të ndajnë praktikat e mira dhe mësimet e nxjerra nga iniciativat dhe zbatimi i e-bujqësisë.

FAO-s iu kërkua që të ndihmojë vendet e rajonit për të përfituar më tej nga e-bujqësia - për shembull nëpërmjet ndarjes së njohurive, ngritjes së kapaciteteve, mbledhjes së të dhënave dhe analizës së praktikave të mira.

Konferenca gjithashtu miratoi drejtimin strategjik të Organizatës, nëpërmjet zbatimit të Kornizës së saj Strategjike dhe tre nismave rajonale: 1) fuqizimin e fermerëve të vegjël dhe fermave familjare për përmirësimin e jetesës rurale dhe reduktimin e varfërisë; 2) përmirësimin e tregtisë agro-ushqimore dhe integrimin e tregut; 3) iniciativa rajonale për burimet natyrore dhe ndryshimet klimatike.

Së fundi, një takim dytësor me temë "Zero Uri", nënvizoi nevojën urgjente për të zvogëluar sasinë e mbetjeve ushqimore dhe humbjet, pasi një e treta e ushqimit të prodhuar për konsum nga njerëzit humbet ose hidhet në nivel global, që shkon në rreth 1.3 miliard ton në vit.

Drejtori i Përgjithshëm theksoi se humbjet e ushqimit paraqesin humbje të burimeve të përdorura në prodhim - si toka, uji, energjia dhe lënda e parë, duke rritur emetimet e gazrave serrë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 tetor 2018 - Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Oda e Fizioterapeutëve të Kosovë organizon ditë e dytë të Kongresit e I-rë Ndërkombëtar të  Fizioterapisë në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës mirëpret një ekspozitë me titull "Studio Alix: një shekull fotografi të Pireneve", e propozuar nga shoqata franceze "Écrits de lumière". (Aleanca Franceze në Prishtinë, rruga Lah Nimani, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës së Banimit Social në Malishevë. (Lagjja Mirëdita në Malishevë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të sheshit të Obiliqit. (Qendra e qytetit në Obiliq, ora 14:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban nesër (e shtune) takim me strukturat drejtuese të degëve të Nismës në Malishevë, Suharekë dhe Rahovec. (Restaurant Bimi 3 në Malishevë, ora 15:00)

- Kuratori i ekspozitës, fotografi francez Loïc Chauvin, specialist i fotografisë shqiptare, do të organizojë një masterclass rreth historisë së fotografisë shqiptare për studentët dhe fotografët. (Kino Armata, ora 16:00)

- Në edicionin e Festivalit Ballkanik të pjekjes dhe promovimit të rakisë, 'Rakia Fest', mbahet tribunë shkencore 'Rakia si mundësi e rritjes se mireqenjes se ekonomive familjare në viset e pasura me pemë. Investimet në funksion të joshjes së popu tës rurale për prodhimin artizanal të rakisë'. (Etnokompleksit të fshatit Kukaj, ora 12:00)