19 Mars 2024

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan dy marrëveshje me homologët nga Shqipëria

Tiranë, 23 Tetor - Agjencia Kadastrale e Kosovës si organ kompetent në fushën e kadastrës, gjeodezisë dhe hartografisë, si dhe me përgjegjësi për mirëmbajtjen e regjistrit të të drejtave të pronave të paluajtshme dhe për koordinimin e infrastrukturës kombëtare për informacione hapësinore, është pjesëmarrëse e nismave të ndryshme regjionale dhe ndërkombëtare brenda fushave të cilat i mbulon.

Po ashtu, AKK është edhe në zgjerim të vazhdueshëm të rrjetit të bashkëpunëtorëve si me institucione publike brenda Republikës së Kosovës po ashtu edhe me institucionet homologe nga shtetet e regjionit dhe ato anëtare të BE-së.

Ndërsa me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët, sot në ambientet e Autoritetit Shtetëror për Informacione Gjeohapësinore të Republikës së Shqipërisë është mbajtur edhe një takim pune mes Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës Avni Ahmeti dhe Drejtorit të Autoritetit Shtetëror për Informacione Gjeohapësinore të Republikës së Shqipërisë z. Lorenc Çala.

Po ashtu, pjesë e delegacionit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, me qëllim të informimit nga afër me përvojat dhe sfidat e institucioneve përgjegjëse për infrastrukturë gjeohapësinore dhe me qëllim të ofrimit të përkrahjes politike për nismat nga të cilat përfitojnë institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës ishte edhe Zëvendës Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit z-nja Burbuqe Deva Bakija.

Në takim prijësit e institucioneve të sipër përmendura, të shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tyre nga fusha e  gjeodezisë, hartografisë, teknologjisë së informacionit dhe nga ekspertë ligjor, pos që kanë prezantuar aktivitetet, projektet e sfidat e institucioneve respektive, kanë nënshkruar edhe dy marrëveshje, respektivisht një Marrëveshje Bashkëpunimi dhe një Marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave nga rrjetet permanente gjeodezike KOPOS dhe ALBCORS, respektivisht shfrytëzimi e pikave të rrjetit permanent të Republikës së Kosovës (KOPOS) nga Republika e Shqipërisë dhe shfrytëzimi i pikave të rrjetit permanent të Republikës së Shqipërisë (ALBCORS), nga Republika e Kosovës, që do të mundësonte mbulueshmërinë me sinjal për aktivitete gjeodezike që kryhen në zonat e brezit kufitar mes dyja shteteve.

Ndërsa sa i përket Marrëveshjes për bashkëpunim, e njëjta specifikon fushat ku do të mund të thellohej bashkëpunimi mes institucioneve, si shkëmbimi i përvojave e ekspertizave, ofrimi i përkrahjes në fusha profesionale, harmonizimi i të dhënave gjeohapësinore e ngjashëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)