18 Prill 2024

40 të diplomuar të Fakultetit të Bujqësisë punësohen në kompani private

Prishtinë, 29 janar - Sot në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës mbahet ceremonia e diplomimit të studentëve të këtij fakulteti.

Kjo ngjarje do të vej theksin në vendosjen e 40 të diplomuarve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë nëpër kompani private agrobiznesore anembanë Kosovës.

Ky program i vendosjes nëpër vende të punës është realizuar nga Agro Qendra për Punësim dhe Karierë e mbështetur nga USAID-i, e cila vepron në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë. 

Kjo nismë e rëndësishme ka mundësuar që për herë të parë ndonjëherë të zhvillohet një vendosje nëpër vende të punës e të diplomuarve të bujqësisë nëpër kompani private agrobiznesore. 

Gjatë një periudhe tremujore, të gjithë 40 të diplomuarit kanë zbatuar suksesshëm teorinë në praktikë dhe kanë aplikuar shkathtësitë e fituara gjatë trajnimit në vend të punës nëpër firmat private të cilat veprojnë në sektorin e bujqësisë. 

Kjo ngjarje paraqet falënderim për 35 ndërmarrje të sektorit të agrobiznesit që shprehën gatishmërinë për të mirëpritur dhe përfundimisht punësuar disa nga këta të diplomuar të rinj.

Shatë nga të diplomuarit e vendosur tashmë janë të punësuar.       

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)