29 Mars 2024

Zgjidhje e vetme e problemit është Serbia ta njohë Kosovën

Tiranë, 15 gusht - Zgjidhja për problemin e Kosovës është e thjeshtë, njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia, por, e di se kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet kur e vendosi veten në këpucët e Aleksandar Vuçiq. Prandaj, aktualisht zgjidhja është që të punojmë fuqishëm së bashku”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë ekskluzive për gazetën beogradase Blic.

Në intervistën me titull: “E ndjej dhimbjen dhe vendosmërinë e Vuçiqit për ta zgjidhur problemin e Kosovës”  ai ka folur për çështje të ndryshme, si iniciativa e Vuçiqit për Kosovën, (pa)mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe për basketbollin dhe artin.

“Iniciativa e Aleksandar Vuçiq për ta nisur dialogun e brendshëm serb për Kosovën është një akt i lidershipit me të cilin ai e shpalosi një vizion kurajoz për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë. Kam respekt për iniciativën e tij që të ballafaqohet me të kaluarën në mënyrë frontale dhe jokonvencionale”, tha Rama.

Sipas Ramës  tani për tani është e rëndësishme që të punojmë të gjithë së bashku për zgjidhje, me durim, në mënyrë direkte dhe jokonvecionale.

“Të gjithë duket ta kemi parasysh se gjetja e zgjidhjes për këtë çështje është në interes të të gjithëve, jo vetëm të shqiptarëve. Sa më shpejt aq më mirë”, tha Rama.

Lidhur me propozimin e shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq që problemi kosovar të zgjidhet me ndarje, kryeministri i Shqipërisë konsideron se  të fillohet që këtu nuk është aspak pozitive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)