26 Gusht 2019

Wisner: Korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi, një ide jorealiste

Prishtinë, 7 qershor - Ideja e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë nuk është realiste, tha ish-diplomati amerikan Frank Wisner.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-i dërguari i posaçëm amerikan për Kosovën, theksoi se nuk ka mbështetje të mjaftueshme të publikut dhe politike në Kosovë dhe Serbi për një zgjidhje me korrigjim të kufirit.

"Askush nga jashtë nuk duhet të ketë mëdyshje ndaj serbëve ose kosovarëve në përpjekjet e tyre për të zgjidhur çështjet që i ndajnë ata. Dhe do të ishte në rregull, nëse ata duan ta bëjnë këtë me korrigjim të kufirit. Por unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Nuk mendoj se kjo është realiste."

"Nuk ka mbështetje të mjaftueshme të publikut brenda Kosovës, nuk ka mbështetje të mjaftueshme politike për këtë. Dhe brenda Serbisë pa një masë të konsiderueshme progresi, nuk do ta mbështesnin një zgjidhje territoriale. Pra, unë nuk shoh një rrugë përpara në këtë drejtim", ka deklaruar Wisner.

Sipas tij, ka nevojë për një qasje të re, pra është më e logjikshme tani që ne vend të negociatave politike të nivelit të lartë për statusin, palët të përqëndrohen në çështjet themelore të progresit dhe zhvillimit ekonomik.

Angazhimi i Shteteve të Bashkuara dhe evropianëve në rajon sipas tij është i rëndësishëm, veçanërisht nëse është konkret në aspektin ekonomik, dhe përpiqet të ndihmojë rajonin t’i zgjidhë problemet e tij, ky lloj angazhimi ndihmon në pengimin e ndërhyrjeve të jashtme keqdashëse dhe destabilizuese.

"Miqtë e mi rusë nuk ofrojnë burime për rajonin. Ata janë destabilizues. Ata duan të kenë një zë, por nuk ofrojnë asgjë. Ajo që duhet të ndodhë është një bashkëpunim më i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe rajonit, dhe mënyra më e mirë është që kjo të bëhet përmes një bashkëpunimi më të intensifikuar ekonomik dhe zhvillimit ekonomik", ka theksuar Wisner.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 gusht 2019 - Komuna e Kumanovës dhe Komuna e Gjilanit oragnizojnë prezantimin e projektit dy vjeçar për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan-Kumanovë për treg të përbashkët. (Biblioteka e Qytetit te Gjilanita, ora 10:00)

- Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren do të zhvillojë punimet e konferencës shkencore ndërkombëtare me tematika të ndryshme nga Shkencat e Natyrës dhe Teknologjia, Shkencat e Jetës dhe Teknologjia dhe nga Shkencat Inxhinierike dhe Teknologjia. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë komunën e Skenderajit ku do të përurojë fillimin e punimeve për rregullimi i shtratit të lumit “Klina” në Skenderaj, në vlerë prej 300 mijë euro. (Skenderaj, ora 11:00)

- Zyra e Koordinatores për Zhvillim te OKB-së nënshkruan Memorandumi Mirëkuptimit me Rrjetin e Përgjegjësisë Sociale Korporative te Kosovës. (Shtëpia e OKB-së në Kosovë, Rruga e Zagrebit 58, afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 11:00)

- Komuna e Kumanovës dhe Komuna e Gjilanit oragnizojnë inaugurimin e hapjen e tregut mobile për farmerët më produkte të fresketa. (Parku i lagjës “Arberia” në Gjilan, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë konferencë për media lidhur me rastin e drejtorit të Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa. (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë komunën e Dragashit ku do të përurojë fillimin e punimeve për Rregullimi i trotuarit dhe sheshit në Dragash,  në vlerë prej 560 mijë euro. (Dragash, ora 14:30)

- Përfaqesues dhe pjësmarres të konferencës shkencore ndërkombëtare te cilen e organizon Universitei i Prizrenit takohen dhe darkojnë me 150 akademikë dhe Rektorë. (Nafron Diamondora, ora 19:30)