28 Mars 2024

Warlick: Serbia humb kot kohën me Kosovën

Prishtinë, 25 qershor - ”SHBA-të dhe shumica e anëtareve të BE e kanë njohur Kosovën e pavarur dhe besojmë që çështja e statusit është zgjidhur”, ka deklaruar ambasadorja amerikane në Beograd Meri Warlick, e pyetur se nën cilat kushte Amerika do të mbështeste negociatat e reja për statusin me Prishtinën.

Ambasadorja Warlick shtoi se Amerika nxit ”Serbinë dhe Kosovën që të gjejnë mënyra për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me refugjatët, arsimin, doganat, gjyqësinë, shpërndarjen e energjisë elektrike dhe telekomunikacionin, përkatësisht të gjitha që ndikojnë në jetën e përditshmn të të gjithëve në Kosovë”, theksoi ambasadorja amerikane për gazetën ”Veçernje novosti”.

Sa i përket riaktualizimit të diskutimeve për ndarjen e Kosovës dhe nëse ky është një skenar real, Uorlik tha se SHBA-të nuk mbështesin ndarjen e Kosovës, as që kjo është reale.

Ajo shprehu mendimin se kjo do të ”minonte stabilitetin në rajon”. ”Çdo ditë e re të cilën e kalon Serbia në bisedime rreth ringjalljes së bisedimeve për statusin apo për ndarjen, për Serbinë është një ditë e humbur në rrugën drejt së ardhmes evropiane”, ka vlerësuar Warlick. Ah tha se SHBA-të nuk nuk presin që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

”Ky nuk është parakusht për marrëdheniet tona të mira ose mbështetje e Uashingtonit për integrimet tuaja evropiane. Mirëpo synojmë që ta shohim Serbinë që në mënyrë konstruktive të bashkëpunojë me Prishtinën, SHBA-të, BE-në dhe aktorët e tjerë kyç ndërkombëtarë dhe të kërkojë zgjidhje pragmatike të cilat do të përmirësojnë jetën e të gjihëve në Kosovë - serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë ambasadorja amerikane në konstatimin se autoritetet e Beogradit po marrin porosi që të vendosin marrëdhënie të mira me Prishtinën, nëse duan të Serbia t''i bashkohet BE-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)