18 Prill 2024

Wallace: Putin ndodhet në një kafaz që e ndërtoi me dorën e vet

Londër, 31 mars - Rusia është tani një "vend më i vogël" si rezultat i pushtimit të saj në Ukrainë. Kjo është deklarata e Sekretarit të  Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace.

Duke folur për Sky News, ai shtoi se Putin nuk ka më forcën që ka pasur, për shkak se “ai ndodhet në një kafaz që e ka ndërtuar vetë”.

"Presidenti Putin nuk është forca që ka qenë. Ai tani është një njeri në një kafaz që e ndërtoi vetë. Ushtria e tij është e rraskapitur, ka pësuar humbje të konsiderueshme. Reputacioni i kësaj ushtrie të madhe të Rusisë është shkatërruar."

"Ai jo vetëm që duhet të jetojë me pasojat e asaj që po i bën Ukrainës, por duhet të jetojë edhe me pasojat e asaj që i ka bërë ushtrisë së tij."- tha Wallace.

Ai shtoi se forcat ruse duket se po rigrupohen dhe po zhvendosin fokusin e tyre drejt jugut dhe lindjes së Ukrainës.

"Ne e kemi parë atë më parë. Gjithmonë përkeqësohet. Ajo shkon për më shumë sulme civile, më shumë zona civile."

"Aleatët ndërkombëtarë kanë rënë dakord të furnizojnë me më shumë pajisje ushtarake dhe ndihma vdekjeprurëse për Ukrainën, duke përfshirë automjete të blinduara dhe artileri dhe municione me rreze të gjatë.”- tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)