28 Mars 2024

Vuçiçit i është vendosur para letra për të njohur Kosovën

Beograd, 3 shtator - Mediat serbe shkruajnë se Presidentit Aleksandër Vuçiç i është vendosur në Shtëpinë e Bardhë një letër në tavolinë për të njohur Kosovën.

Pak pas arritjes në Shtëpinë e Bardhë, mediat serbe shkruajnë se presidentit serb i është vendosur në tavolinë njohja e Kosovës.

Ministri i Financave në Serbi, Siniša Mali, tha se ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Vuçiç.

“Ne kurrë nuk kemi marrë një letër më të keqe që kur filluan negociatat me Prishtinën. “Kishte 16 pikë në letër, në tryezë, nga të cilat 10 pikë nënkuptojnë njohje reciproke,”  tha Mali, duke shtuar se kishte shumë pak tema ekonomike që ishte than ëse do të ishin në fokus të diskutimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)