29 Mars 2024

Vuçiç kërkon të zgjidhet problemi për Kosovën

Beograd, 13 prill - Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka biseduar me shefin diplomacisë francez Jean Yves Le Drian.

Vuçiç i ka thënë Drianit se është e domosdoshme ruajtja e paqes dhe e stabilitetit dhe i ka treguar atij për bisedimet që po zhvillohen në Bruksel me Kosovën.

Aleksandar Vuçiç, siç përcjell n1, ka thënë se konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje e mirë për Kosovën porse kjo çështje duhet të zgjidhet tash.

"Mendoj se nuk duhet ta lëmë konflikt të ngrirë, por duhet ta zgjidhim tash”, ka thënë Vuçiq duke u ankuar se Kosova nuk po i kryen detyrimet lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)