15 Gusht 2020

Vuçiç i kërkoi listës serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës

Beograd, 29 gusht - Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i kërkoi listës serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, në mënyrë që “të fitojë dhe luftojë për interesat e serbëve“.

Sipas Vuçiçit, të cituar nga Radio Europa e Lirë, “serbët në Kosovë e dinë mirë se kush po lufton për ta, dhe kush po i përfaqëson interesat e tyre”.

Kreu i shtetit serb njoftoi se do të ketë edhe një intensifikim të kontakteve të zyrtarëve serbë me udhëheqës botëror, duke sqaruar se do të takohet me 15 deri në 20 përfaqësues shtetesh, për të diskutuar situatën në Kosovë.

Disa orë pas deklaratës së Vuçicit, autoritetet e Kosovës u kanë bërë thirrje serbëve që të zgjedhin përfaqësuesit më të mirë të interesave të tyre. Zëvëndëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha përmes një postimi në Twitter, se tani është koha që serbët të zgjedhin udhëheqës, e jo marioneta të Beogradit.

Zgjedhjet në Kosovë u caktua tw mbahen nw 6 tetor. komuniteti serb deri me sot është përfaqësuar në institucionet e Kosovës kryesisht përmes Listës Serbe, partia e vetme që gëzon mbështetjen nga Beogradi zyrtar. Në Kuvendin e Kosovës, kjo parti ka pasur 9 nga 10 deputetët serbë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.