07 Korrik 2020

Vendet anëtare të NATO-së ndërmarrin masa mbrojtëse kundër Rusisë

Bruksel, 14 shkurt - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se shefat e mbrojtjes së vendeve anëtare të aleancës janë pajtuar të ndërmarrin "masa mbrojtëse" kundër "shkeljes" së Rusisë të Traktatit të Forcave Bërthamore të Ndërmjetme (INF).

"Ne kemi qëndruar të bashkuar lidhur me shkeljen e traktatit nga Rusia", tha Stoltenberg në ditën e dytë të takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel.

Por, shtoi Stoltenberg, NATO nuk ka për qëllim të "pasqyrojë atë që bën Rusia duke vendosur raketa me bazë tokësore në Evoropë, sepse një garë e re e armëve do të ishte e rrezikshme dhe e shtrenjtë".

E nënshkruar në vitin 1987, marrëveshja INF u konsiderua gjerësisht si një gurthemel i sigurisë evropiane në epokën e pas Luftës së Ftohtë. Ajo ndaloi që vendet të zotërojnë dhe testojnë raketa tokësore me rreze veprimi nga 480 deri në 5.000 kilometra.

Në tetor të vitit 2018, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi tërheqjen nga marrëveshja duke akuzuar Moskën për shkeljen e saj.

Në kundërpërgjigje, më 3 korrik të vitit 2019, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një projektligj për pezullimin e detyrimeve të Moskës në bazë të marrëveshjes INF.

Stoltenberg tha se aleanca ushtarake evropiane është e gatshme të zhvillojë aftësitë e saj konvencionale dhe sistemet raketore të mbrojtjes ajrore, si dhe të rivendosë një regjim efektiv të kontrollit të armëve.

Zyrtarët po ashtu diskutuan angazhimin e aleatëve për ndarjen e drejtë të shpenzimeve në mbrojtje.

"Ne kemi parë një rritje të paparë në shpenzimet e mbrojtjes...400 miliardë dollarë do të shpenzohen deri në vitin 2024", tha Stoltenberg.

Para seancës, ministrat e mbrojtjes së NATO-s patën një mëngjes pune me homologun e tyre ukrainas, Andriy Zahorodniuk. Muajin e kaluar, Kievi kërkoi nga NATO që t'i japë statusin e një pjesëmarrësi në programin e Partneritetit të Mundësisë së Avancuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Korrik 2020 - Dr. Basri Sejdiu do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK. (QKUK, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të vizitoje Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi pas takimit me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami do të mbaj konferencë për shtyp, ku do të ju njoftojë lidhur me këtë takim. (Zyret e Sindikatës në objektin e ish Gërmisë, ora 11:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, do të  mbajë konferencë për media për Kodin Civil. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 14:00)

- Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politik, që janë Këshill Organizues i Protestave mbajnë sot konferencë për medie. (Selia qendrore e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë, ora 14:00)

- Me hapjen e ekspozitës multimediale në hapësirat e SENSE Qendrës në Pulë, Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë nisin kampanjën me titull: Srebrenica 25: Së bashku kundër virusit të mohimit në ditën kur në vitin 1995 ka rënë Srebrenica. (Transmetim direkt livestream http://srebrenica.sensecentar.org, ora 17:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Skender Kastrati” në fshatin Malësi e Vogël, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc, ora 20:00)