19 Prill 2024

Vazhdon sot intervistimi i presidentit Thaçi nga Prokuroria e Specializuar

Prishtinë, 14 korrik - Në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar, me seli në Hagë, pritet të vazhdojë sot intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi u paraqit dje atje, me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Pas më shumë se gjashtë orësh brenda, Thaçi tha se u diskutua për “çështje sqaruese, teknike” dhe për “ato fillestaret të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Vetë presidenti njoftoi se intervistimi i tij do të vazhdojë të martën.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)