29 Mars 2024

Vazhdojnë lëkundjet pas tërmetit në Shqipëri

Tiranë, 9 dhjetor - Instituti Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Shqipëri ka njoftuar se gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë janë regjistruar disa lëkundje.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit janë regjistruar 5 lëkundje me magnitudë të vogël.

Lëkundja e fundit e regjistruar për datën 9 dhjetor është e ores 05:41 me epiqendër Gjirin e Lalzit, me thellësi 7 km dhe me magnitudë 2.1.

Ndërsa lëkundja me magnitudë më të lartë, 3.9 u regjistrua në orën 05:29 me epiqendër në Shetaj, Kepi i Rodinit dhe thellësi 31 km.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)