19 Prill 2024

Ushtria ruse po përballet me mungesë municionesh

Moskë, 26 nëntor - “Rusia me shumë gjasë po heq kokat bërthamore nga raketat e vjetra bërthamore me vetëdrejtim dhe po i përdor ato për të goditur Ukrainën”, njoftoi sot Ministria britanike e Mbrojtjes në një postim në Twitter duke iu referuar zhvillimeve më të fundit mbi sulmin rus ndaj Ukrainës.

Ministria britanike e Mbrojtjes theksoi se imazhet satelitore tregojnë mbetjet e një rakete me vetëdrejtim të rrëzuar nga sistemet kundërajrore.

Raketa e prodhuar në vitet 1980 mund të jetë mbushur me materiale të rënda metali për të zëvendësuar peshën e kokës bërthamore, thuhet në raportin e ministrisë britanike të mbrojtjes.

Ndonëse raketa mund të shkaktojë dëme nga shpërthimi i karburantit dhe energjia kinetike, ajo nuk ka gjasa të jetë e efektshme në goditjen e objektivave të synuara.

Por, këto lloje raketash mund të përdoren nga Rusia për të vënë në grackë forcat ajrore të Ukrainës, thuhet në raport. Pavarësisht synimit të përdorimit të tyre, zyrtarët britanikë të mbrojtjes thonë se kjo thekson faktin se arsenali i armëve të ushtrisë ruse po pakësohet.

Ndërkohë, kryeministrat e Polonisë, Lituanisë dhe Ukrainës zhvilluan një takim trepalësh sot në Kiev. Mateusz Morawiecki dhe Ingrida Simonyte u pritën nga Denys Shmyhal në kryeqytetin ukrainas në Ditën e Përkujtimit të Holodomorit, gjatë të cilës nderohen miliona viktima të urisë së viteve 1932–33.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)