25 Prill 2024

Ushtria ruse konfirmon gjetjen e armëve kimike në Douma

Moskë, 18 prill - Televizioni shtetëror rus transmetoi një video për një rezervë të armëve kimike që ushtria ruse e ka gjetur në qytetin sirian Douma të goditur nga një sulm i dyshuar kimik.

Duke folur për kanalin shtetëror rus "RTR", Alexander Rodionov i njësisë ushtarake për mbrojtjen nga armët kimike, tha se ekspertët kanë zbuluar gaz klorin dhe përbërës për prodhimin e gazit mustard në atë që ai e përshkroi si një laborator rebel në Douma.

Aktivistët sirianë fajësuan qeverinë për sulmin kimik të 7 prillit në Douma, ku mbetën të vrarë mbi 40 vetë.

Rodionov shtoi se kampioni me klorin i gjetur në qytetin sirian është i ngjashëm me atë të treguar në imazhet e shfaqura nga aktivistët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)