29 Mars 2024

Ushtria gjermane planifikon të rekrutojë të huajt

Berlin, 28 dhjetor - Duke luftuar për të mbushur radhët e saj, ushtria gjermane po harton plane për të rekrutuar shtetas nga vende të tjera evropiane, si pjesë e një përpjekje për të shtuar forcat e armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen dëshiron të rekrutojë polakë, italianë dhe rumunë, tha revista Der Spiegel, duke cituar një dokument të ministrisë.

Ushtria gjermane, ose Bundeswehr, ka rritur përpjekjet e saj të rekrutimit si pjesë e një rivendosjeje më të gjerë pasi Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. Vitin e kaluar Gjermania tha se do të rriste madhësinë e forcave të saj të armatosura në 198,000 ushtarë aktivë nga viti 2024, kundrejt 179,000 që ka tani.

Presioni mbi Berlinin u ngrit përsëri në korrik, kur Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha në një samit të NATO-s se Uashingtoni mund të tërhiqte mbështetjen për aleancën, nëse Evropa nuk do të rriste shpenzimet ushtarake.

Sipas dokumentit të klasifikuar të ministrisë, në Gjermani jetojnë rreth 255,000 polakë, 185,000 italianë dhe 155,000 rumunë, të moshës 18 deri në 40 vjeç, rreth gjysma e të gjithë shtetasve të huaj të BE-së. Nëse 10 për qind e tyre mund të jenë të interesuar në Bundeswehr, atëherë mund të gjenerojnë 50,000 aplikantë të rinj, thuhet në dokument.

Ministria e Mbrojtjes dëshiron të kufizojë grupin e rekrutëve potencialë, duke targetuar ata që jetojnë tashmë në Gjermani prej disa vitesh dhe flasin rrjedhshëm gjuhën gjermane, tha Der Spiegel.

Kufijtë e tillë do të synonin të minimizonin shqetësimin midis vendeve të tjera të Bashkimit Europian, rreth faktit që Gjermania josh ushtarët e tyre potencialë, duke ofruar paga më të mira.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)