18 Shkurt 2020

Ursula von der Leyen, presidentja e re e Komisionit Evropian

Bruksel, 16 korrik - Ursula von der Leyen u konfirmua në postin e presidentes së të Komisionit Evropian të martën, duke u bërë e para grua që mban një nga pozicionet më prestigjioze në Bashkimin Evropian.

Parlamenti evropian e miratoi emërimin e zonjës der Leyen me 383 vota pro, 327 kundër dhe 22 abstenime.

Konfirmimi kërkonte një shumicë absolute prej 374 votash dhe Ministrja gjermane e Mbrojtjes, mori vetëm nëntë vota më shumë se numri i nevojshëm.

Ajo u prezantua si kandidate nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian, si pjesë e një pakete emërimesh, megjithatë duhet të miratohej edhe nga Parlamenti Evropian.

Zonja der Leyen, ishte kandidate e minutës së fundit dhe shumë anëtarë të parlamentit ishin të zemëruar që asnjë nga kandidatët e tyre të preferuar nuk u zgjodh.

Para votimit, anëtarët e parlamentit të Bashkimit Evropian nuk kishin kundërshtuar aq shumë personalisht kandidaturën e zonjës der Leyen, sesa kishin shprehur pakënaqësinë që ishin anashkaliar në procesin e emërimit. Kandidatët e tyre për postin, që mendohet të jetë posti më i rëndësishëm, u hodhën të gjithë poshtë nga udhëheqësit e BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shkurt 2020 - Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me rezultatet e anketës të klimës në biznes. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temë “Si duhet ta adresojnë institucionet barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse?”. (Kafiteri “Dit e Nat” ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, në një diskutim rreth të ardhmes së dialogut Kosovë - Serbi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Sistemi i Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, lagja “Arbëria”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Kryeministri Abin Kurti pret në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, dhe propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.   (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)
 
- Korabi Corporation organizon ceremoninë e hapjes së “Qendrës Inovative Korabi”, një qendër unike arsimore në fushën e kulinarisë si dhe do të mbahet “Nata e çokollatës belge”, një spektakël me çokollatën më të mirë në botë, që do të prezantohet nga çokollatrier me famë ndërkombëtare. (Zyrat e Korabi Corporation në Çagllavicë, ora 18:00)