18 Prill 2024

Uragani Irma rrënon çdo gjë që i del përpara, shkon drejt Floridës

Florida, 8 shtator - Uragani Irma, që ka ardhur mbi Oqeanin Atlantik duke arritur shpejtësinë 300 kilometra në orë, ka shkaktuar vdekjen e tetë personave në Karaibe. 

Qendra e uraganit Irma po zhvendoset përtej Republikës Domenikane, si një stuhi e kategorisë 5 që mund të ketë pasoja katastrofike.

Qendra Kombëtare amerikane e Uraganëve thotë se megjithëse syri i stuhisë është larg nga brigjet e vendit, erërat e Irmës, fryrja e ujrave dhe reshjet e shiut vazhdojnë të jenë vdekjeprurëse për Republikën Domenikane. Të njëjtat kushte priten të enjten vonë në Ishujt Turks dhe Caicos dhe në Bahamas.

Uragani që përparon duke goditur Ishujt Antigua dhe Barbuda të Karaibeve dhe ishujt St. Barts e St. Martin shkaktoi dëmtimin e aeroportit më të madh të Karaibeve në St. Martin duke e kthyer atë në një gjendje të papërdorshme.

Irma ka marrë jetën e një personi në Ishullin Barbuda, 6 personave në ishujt St. Barts dhe St. Martin dhe një personi në Barbados.

Bëhet e ditur se në këto vende Uragani Irma ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale dhe ndjehen shqetësime se numri i personave të vdekur mund të pësojë rritje. 

 Të shtunën, Irma pritet të prekë Floridën. Parashikimet më të fundit tregojnë se uragani do të shkojë pranë Majamit dhe do të kalojë në bregun lindor të shtetit.

Zyrtarët në pjesën jugore të Floridës kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në zonat pranë bregut. Të mërkurën kishte radha të gjata në qendrat e karburantit dhe dyqanet e ushqimeve, ndërsa njerëzit largoheshin për të shkuar në zona më të sigurta, ose donin të furnizoheshin me ushqime të mjaftueshme sa të kalonte stuhia.

Linjat Ajrore Amerikane (American Airlines) që transportojnë më shumë pasagjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën hapa për të mos përjetuar një gjendje të tillë edhe në Uraganin Irma. Në një deklaratë të bërë ditën e djeshme, kompania bëri të ditur se do të ulë numrin e fluturimeve kundrejt disa rajoneve dhe do ti ndalojë ato plotësisht ditën e premte.

Kompania deklaroi gjithashtu se janë anuluar fluturimet nga Evropa dhe Amerika e Jugut në drejtim të Miami.

Edhe kompanitë Delta Air Lines dhe JetBlue bënë të ditur se do të bëjnë ulje çmimesh për ata që duan ti shpëtojnë itenerarit ku ka ndikuar uragani për një drejtim tjetër.

Ndërkohë që disa spitale që gjenden në Monroe County në Floridan Jugore kanë marrë vendim për të evakuuar të sëmurët nga spitali, disa të tjera kanë filluar të reduktojnë që tani numrin e të sëmurëve.

Spitali “Miami Mercy” që ka filluar të boshatiset bëri të ditur se në emergjencë nuk do të pranojnë të sëmurë të rinj.

Edhe në deklaratën e bërë nga organizata e Kombeve të Bashkuara bëhet e ditur se rreth 37 milionë njerëz mund të ndikohen nga Uragani Irma dhe se në Barbados dhe në veri të Haitit janë dërguar ndihma humanitare për personat e ndikuar nga ky uragan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)