25 Prill 2024

Uragani Irma godet Kubën, në radhë është Florida

Florida, 9 shtator - Uragani Irma e ka goditur Kubën me erëra të forta dhe me shi të madh pas shkatërrimit që solli në disa ishuj të Karaibeve.

Stuhia e kategorisë goditi arqipelagun Camaguey, jashtë bregut veri-lindor, por ishujt e Bahameve kanë shpëtuar pasi Irma ndryshoi shtegun.

Në Florida, 5.6 milionë njerëz, ose 25% të popullsisë së këtij shteti amerikan, u është kërkuar të largohen nga stuhia që po  afrohet. Të paktën 20 persona kanë vdekur deri tani në të gjithë Karaibet.

Irma, e cila u forcua në orët e fundit, goditi arkipelagun Camaguey të premten, duke kërcënuar qytetet dhe fshatrat pranë bregdetit.

Kjo është hera e parë që një stuhi me pesë kategori ka goditur Kubën në dekadat e fundit.

Në orën 03:00 të së shtunës, Irma kishte erërat maksimale të qëndrueshme prej 257km / h (160 milje për orë), njofton Qendra Kombëtare e Uragani në SHBA.

Syri i stuhisë ishte rreth 190km (120 milje) në lindje-juglindje të qytetit kuban të peshkimit Caibarien.

Një paralajmërim për stuhi është aktualisht në fuqi në krahinat e Camaguey, Ciego de Avila, Sancti Spiritus, Villa Clara dhe Matanzas.

Disa komunitete kanë humbur pronat, dhe komunikimi po bëhet gjithnjë e më i vështirë me qytetet në zonat më të largëta, raporton ëill Grant nga BBC-ja në Havanë.

Banorët shpresojnë se stuhia do të humb fuqinë para se të shkojë në drejtim të Floridës në Miami.

Edhe kjo, megjithatë, mund të sjellë përmbytje të rrezikshme dhe përplasje me stuhi në shumë zona të populluara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)