19 Prill 2024

Uragani Harvey pritet të godasë Teksasin

Teksas, 25 gusht - Uragani Harvey do të godasë bregun jugor të SHBA-ve të premten pasdite ose në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Ekziston droja se kjo mund të jetë stuhia më e keqe që ka goditur kontinentin që nga Katrina në 2005.

Shpejtësitë e erës pritet të arrijë deri në 125 milje për orë. Parashikohet që kjo do të jetë një stuhi e kategorisë 3.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara (NHC) paralajmëroi se Harvey ishte "duke intensifikuar me shpejtësi".

Drejtuesit e Teksasit kanë kërkuar evakuimin e popullatës në zona më të sigurta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)