19 Prill 2024

Ukriana: Rusia po kryen gjenocid në Mariupol, 20 mijë civilë të vrarë

Kiev, 17 mars - Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, në lidhje me Komitetet e Jashtme dhe të Mbrojtjes të Parlamentit Evropian, është shprehur se Rusia po bën gjenocid në Mariupol.

Sipas Reznikov, Mariupol ka qenë një qytet me 400 mijë banorë, prej tre javësh është në kushte mbijetese pa ujë, rrymë, goditet vazhdimisht nga raketa, bombardohen edhe autokolona humanitare.

“Vlerësohet se viktimat civile janë 20 mijë. Dje u bombardua teatri i qytetit ku ishin strehuar 1200 gra e fëmijë. Kishte shenja se brenda kishte fëmijë, por gjithsesi përbindëshi goditi” tha Reznikov.

Ndër njerëzit më të rrezikuar në Ukrainë pas shpërthimit të luftës janë rreth 200,000 fëmijë në jetimoret e Ukrainës, shkruan BBC

Jeremy Locke, një veteran ushtarak amerikan që po ndihmon në kalimin e sigurt të fëmijëve, tha se fëmijët janë të rrezikuar nga bandat kriminale.

“Ka kaq shumë konfuzion në lidhje me atë që po ndodh tani, veçanërisht kur Rusia nisi pushtimin  e Ukrainës.Ka ende mijëra nga këta jetimë që janë të rrezikuar. Dhe ndërsa trupat ruse vazhdojnë të përparojnë, kjo i bën ata edhe më të rrezikuar".Locke thotë se grupi i tij deri më tani ka ndihmuar në evakuimin dhe mbrojtjen e 403 jetimëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)