19 Mars 2024

Turqia tërheq trupat ushtarake nga stërvitja e NATO-s

Ankara, 18 nëntor - Turqia urdhëroi tërheqjen e ushtarakëve të saj që merrnin pjesë në manovrat e NATO-s në Norvegji, njoftoi dje presidenti Recep Tayyip Erdogan duke theksuar se atë vetë e kishin prezantuar si një armik gjatë këtyre manovrave.

"Dje në Norvegji ka ndodhur një incident. Në Norvegji kanë vendosur një tablo si tablo armiqësore. Aty ndodhej fotografia e Ataturkut dhe, në anën tjetër, emri im. Pra, ishin objektivë", tha Erdogan, në një takim të krerëve të qyteteve në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara, sipas agjencisë turke të lajmeve AA.

"Pasi morën këtë informacion, shefi i shtabit dhe ministri përgjegjës për BE-në që ndodheshin në udhëtimin për në Kanada më telefonuan dhe më njoftuan për rastin dhe më thanë se kanë vendosur të tërheqin ushtarët, të cilët janë rreth 40, në stërvitjen e NATO-s, ndërsa unë u thashë që gjithsesi ta bejnë një gjë të tillë dhe të mos presin aspak. U thashë që edhe sikur ato objektiva të hiqen, të tërheqin menjëherë 40 ushtarët tanë. Nuk mund të ketë një aleancë, një aleat të tillë", shtoi presidenti turk, sipas AA-së.

Erdogani nuk ka theksuar se cilave manovra u referohej dhe asnjë konfirmim nuk mund të merret për momentin nga NATO-ja dhe autoritetet norvegjeze.

Kjo deklaratë vjen në mes të tensioneve të forta mes Ankarasë dhe disa prej partnerëve të saj kryesorë në NATO, si Uashingtoni dhe Berlini . Turqia u anëtarësua në NATO në vitin 1952.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)