19 Prill 2024

Turqia nuk njeh aneksimin rus të Krimesë, intensifikon bashkëpunimin me Ukrainën

Ankara, 19 tetor - Pas takimit të presidenti turk, Tajip Erdogan, me presidentin ukrainas, Vladimir Zelenski, ne një deklarat për media, Erdogan kishte deklaruar se “Turqia nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohë aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Turqia së bashku me Ukrainën do të vazhdojnë të mbështesin vëllezërit tanë Tatarë të Krimesë.”

Gjatë vizitës së presidentit Zelenski në Turqi, Ukraina dhe Turqia kishin nënshkruar një serë marrëveshjesh bilaterale, ku vlen të ceken, marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, sigurisë, shkëmbimin e informacioneve inteligjente etj.

Posaçërisht me rëndësi është marrëveshje në kuadër të bashkëpunimit ushtarak, marrëveshje e cila pritet të balancoj influencën ruse në rajonin e Detit të Zi.

Marrëveshja ushtarake parasheh edhe bashkëpunimin e industrive ushtarake Turke e Ukrainase, që si fillim parasheh fillimin e ndërtimit të përbashkët të anijeve ushtarake.

Deklarata e Erdogan në lidhje me Krimenë dhe marrëveshjet e nënshkruara nga Turqia dhe Ukraina, nuk janë pritur mirë nga Moska zyrtare.

Rusia bashkëpunimin e Turqisë me Ukrainën dhe konfliktin në Azerbajxhan, i sheh si ndërhyrje direkte të Turqisë, në interesat ruse, çka edhe ka quar në ftohjen e raporteve Rusi-Turqi.

Se ka ftohje në raportet Rusi-Turqi e kishte thënë edhe Ministri i jashtëm rus, Sergei Llavrov, i cili gjatë një interviste për mediat ruse ishte shprehur se, “ne kurrë nuk e kemi kualifikuar Turqinë si aleaten tonë strategjike dhe nuk pajtohemi me mendimin e saj mbi mundësinë e një zgjidhjeje ushtarake për Karabakun”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)