19 Prill 2024

Trump urdhëron Pentagonin të krijojë "forcat hapësinore"

Washington, 19 qershor - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi, tha se po urdhëron Pentagonin të krijojë "forcat hapësinore", si një degë e pavarur e shërbimeve ushtarake.

Dega e re e ushtrisë do të mbikëqyret nga kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Joseph Dunford-i.

Trump-i tha se programi amerikan hapësinor ishte pezulluar si pasojë e politikës dhe rritjes së kostos.

Presidenti i ShBA-së njoftoi gjithashtu se po nënshkruan një direktivë të re mbi politikën hapësinore, e cila synon të reduktojë rrëmujën satelitore në kozmos.

Poltika e re bën thirrje për vendosjen e një mjedisi të sigurtë dhe të garantuar në orbitë, përballë shtimit të trafikut të satelitëve.

Trump-i shtoi se ai udhëzon qeverinë e tij të inkurajojë industrinë komerciale të kozmosit, e cila është në lulëzim e sipër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)