20 Nëntor 2017

Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv për pranimin e refugjatëve

Prishtinë, 26 tetor - Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që rifillon procesin e pranimit të refugjatëve në vend, por që imponon një shqyrtim më të rreptë të shtetasve të 11 vendeve që konsiderohen me rrezik të lartë për sigurinë kombëtare.

Zyrtarët refuzuan të bëjnë të ditura shtetet, por sipas agjensisë “Reuters” dhe asaj franceze të lajmeve, bëhet fjalë për të njëjtat shtete, qytetarët e të cilëve po i nënshtrohen ndërkohë masave të shqyrtimit të nivelit të lartë.

Në listën me 11 vende përfshihet Egjipti, Irani, Iraku, Libia, Mali, Koreja e Veriut, Somalia, Sudani Jugor, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Urdhëri i lëshuar të martën është përpjekja më e fundit e zotit Trump në kuadër të fushatës së tij të premtimeve për të kufizuar numrin e refugjatëve që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Që nga janari me mijëra refugjatë kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht dy urdhrave ekzekutivë të Presidentit Trump në përpjekje për të ndalur programin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Nëntor 2017 - Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kongresmeni Amerikan në Kosovë, Eliot Engel, bejnë homazhe tek Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 7:45)

- Lansohet Fondacioni Kosovar i Mileniumit entitet ky i cili do t'i implementoj projektet e agjensionit federal amerikan MCC në Kosovë. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30 - mediat duhet te vendosin kamerat, ora 8:00)

 - Me rastin e vizitës së Kongresmenit Amerikan në Kosovë, Eliot Engel, Qeveria e Kosoves mban mbledhje solemne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00 - Mediat mund të marrin pamje dhe të përcjellin mbledhjen solemne nga Press Qendra)

- Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kongresmeni Amerikan në Kosovë, Eliot Engel mbajne konferencën e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Haradinaj dhe Kongresmenit Engel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban konferencë ku do të prezantojë raportin e dytë në lidhje me lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shqyri Bytyqi do të marrë pjesë në Konferencën përmbyllëse të Javës kundër braktisje së shkollimit, me moton “Mundësi të barabarta në arsim për të gjithë”. (Ndërtesa e MAShT, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën për lansimin e fondacionit Sfidat e Mileniumit në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, Zyra e UNICEF në Kosovë, Save the Children dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, organizojnë marshin e fëmijëve për të drejtat e tyre. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë e drejtuar nga fëmijët, me temën “Fëmijët udhëheqin Kuvendin”. (Salla e mbledhjeve plenare, ora 10:30)

- Hapet foto ekspozita me 140 fotografi nga dëbimi masiv me dhunë i shqiptarëve nga Toplica apo Sanxhaku i Nishit në vitin 1877/ 1878. (Muzeu i Kosovës, ora 11:00)
 
- Ministri i MTI-së, Bajram Hasani do ta pretë në takim zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Senida Mesi, me bashkëpunëtorë. (Ndërtesa e MTI-së, ora 12:30)

- Fakulteti i Edukimit ne Prishtinë organizon konferencën përfundimtare të Projektit Tempus të mbështetur nga Bashkimi Europian “Modernizimi i Përgatitjes së Mësimdhënësve në Universitetin e Prishtinës”. (Fakulteti i Edukimit, ora 13:00)

- Universiteti “Kadri Zeka”në Gjilan për herë të parë do të fillojë me studimet Master ku do te organizoj hapja  solemne e studimeve Master. (Objekti i Universiteti te Gjilanit, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndertesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 15:00)

- Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel do ta vizitojë fabrikën e paneleve solare “Jaha”. (Fabrika e paneleve solare “Jaha” afër aeroportit Adem Jashari, ora 15:15)

- Kryeministri Haradinaj pret në takim Jonathan Nash, kryeshef ekzekutiv i MCC. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00 - Mediat mund të marrin pamje dhe pas takimit do të ketë konferencë për shtyp)

- Hapet ekspozita retrospektive e Halil Muhaxherit “Në shqetësime dhe heshtje”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)