28 Mars 2024

Trump nënshkruan dekretin që parandalon ndarjen e familjeve

Washington, 21 qershor - Presidenti i ShBA-së Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalon ndarjen e fëmijëve nga prindërit emigrantë.

Por shefi i Shtëpisë së Bardhë shprehet se poitika e "tolerancës zero" do të vijojë.

"Kemi vendosur të mos t'i ndajmë familjet dhe kjo do ta zgjidhë këtë problem. Në të njëjtën kohë kemi shtuar kontrollin në kufi dhe do të vazhdojmë të zbatojmë tolerancën zero për emigrantët që hyjnë ilegalisht në vendin tonë".

Vendimi erdhi pas reagimeve të shumta nga brenda dhe jashtë vendit, të cilët e quajtën politikën e administratës Trump për ndarjen e fëmijëve nga prindërit si tepër mizore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)