31 Mars 2020

Trump, negativ ndaj koronavirusit

Washington, 15 mars - Presidenti amerikan Donald Trump rezultoi negativ ndaj koronavirusit të ri (COVID) ditën e shtunë, pasi më herët gjatë ditës njoftoi se do t'i nënshtrohet një testi për virusin, njoftoi mjeku i tij.

"Një javë pas darkës me delegacionin brazilian në Mar-a-Lago, presidenti nuk ka shfaqur simptoma", tha Dr. Sean P. Conley në një deklaratë.

"Këtë mbrëmje mora konfirmim se testi është negativ", shkroi ai.

Trump u tha gazetarëve të shtunën në Shtëpinë e Bardhë se ai bëri testin të premten mbrëma.

"Vendosa se duhej, bazuar në konferencën për shtyp dje. Njerëzit po kërkonin që të bëja testin", ishte shprehur Trump.

Trump të premten deklaroi se ai "ka shumë të ngjarë" të testohet për COVID-19, pasi kishte ardhur në kontakt me një zyrtar brazilian i cili rezultoi pozitiv ndaj virusit.

Zyrtari pati një darkë me Trump në vendpushimin e tij Mar-a-Lago dhe u fotografua duke qëndruar me presidentin, presidentin brazilian Jair Bolsanaro dhe nënpresidentin e SHBA-së Mike Pence.

Bolsanaro njoftoi të premten se ai rezultoi negativ ndaj virusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2020

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës dhe masat e marra  nga Qeveria e Kosovës për këtë kategori të punëtorëve. (Objekti i ish Gërmisë tani ATK, nga ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku do të pronocohet Nënkryetarja së Kuvendit. znj Arbërie Nagavci. (Në hyrjen e Gjykatës Kushtetuese, ora 14:30) 

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)