29 Mars 2024

Trump ndan rreth 8 miliard dollarë për të prekurit nga stuhia

Uashington, 2 shtator - Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar Kongresit një shumë prej 7.8 miliard dollarë si një pagesë fillestare për të ndihmuar në përpjekjet e rimëkëmbjes pas përmbytjeve masive në Teksas.

Zyrtarët thonë se do të ketë kërkesa të mëtejshme për fonde kur të njihet impakti i plotë i uraganit Harvey.

Disa banorë janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre, por ujërat e përmbytjeve janë ende në rritje në zona të tjera. Trump do të vizitojë shtetin për të dytën herë të shtunën.

Stuhia goditi në Teksas një javë më parë, duke shkaktuar përmbytje shkatërruese. Ajo ka shkaktuar vdekjen e të paktën 47 personave dhe rreth 43,000 persona janë aktualisht të vendosur në strehimore.

Në një letër drejtuar Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, drejtori i buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney, paralajmëroi se mosrealizimi i tavanit të borxhit të SHBA-ve mund të pengonte përpjekjet e rimëkëmbjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)