18 Prill 2024

Trump: Arsenali bërthamor i SHBA është më i fuqishëm se kurrë më parë

Washington, 10 gusht - Presidenti Donald Trump deklaroi sot se arsenali bërthamor i SHBA “është shumë më i fortë dhe më i fuqishëm se kurrë më parë''.

Ai i bëri komentet ndërkohë që Sekretari i tij i Shtetit Rex Tillerson u përpoq të zbutë krizën rreth Koresë së Veriut.

Në një seri komentesh në Twitter sot herët në mëngjes, Presidenti Trump vuri në dukje fuqinë e arsenalit bërthamor amerikan.

Ai ritheksoi gjithashtu kërcënimin e tij të bërë një ditë më parë, duke ripublikuar videon ku paralajmëronte se Peniani do të ndeshë ''në zjarr dhe furi që bota nuk e ka parë ndonjëherë më parë,” nëse bën përsëri kërcënime ndaj SHBA.

Zoti Trump shkruante se çështja e parë e rendit të tij të ditës si President ishte "rinovimi dhe modernizimi" i arsenalit bërthamor amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)