20 Prill 2024

Tirana, me nivelet më të ulëta të krimit në Europë

Tiranë, 27 shtator - Kryeqyteti shqiptar është një ndër më të sigurtët në Europë dhe rajon, pasi statistikat e kriminalitetit janë në nivele më të ulëta.

Kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inaugurimit të gjigantit ndërkombëtar "Hilton Garden", që çeli zyrtarisht dyert mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ndërsa mbajti fjalën e tij përshëndetëse, Veliaj tha se Tirana ka shifra më të ulëta krimi, se çdo vend tjetër në Europë e rajon.

"Ndërsa bisedoj edhe me kryetarë bashkie të vendeve të tjera, jam krenar që Tirana ka statistikat më të ulëta të krimit. Tirana është sot një nga kryeqytet më të sigurta në Europë dhe medoemos edhe në rajonin tonë", – tha Veliaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)