06 Qershor 2020

Thaçi merr mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Washington, 27 nëntor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Uashington ka zhvilluar një takim me John Boltonin, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, për perspektiven euroatlantike dhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si parakusht për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar këshilltarin John Bolton për mbështetjen që presidenti Trump po i jep Kosovës në të gjitha fushat.

Nga ana tjetër, Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump e ka siguruar Presidentin e Kosovës se Shtëpia e Bardhë dhe administrata Trump e mbështetë fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi pritet të takojë edhe përfaqësues të shumtë amerikanë në Kongres, Senat dhe institucione të tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)