23 Shkurt 2019

Thaçi dhe Vuçiq takohen sot në Bruksel

Bruksel, 24 qershor - Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot do të zhvillojë takim me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuqiç, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Takimi zhvillohet një ditë para takimit të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE, në Luksemburg. Këto vende presin vendime pozitive për të ardhmen e tyre.

Takimi i dy presidentëve në Bruksel, në fokus do të ketë diskutimin mbi marrëveshjet e arritura deri tani, zbatimin e tyre dhe hapat e mëtejmë drejt përmirësimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një konferencë për medie se ka ardhur koha që të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë.

"Qëllimi ynë në këtë fazë përfundimtare është arritja e një marrëveshje finale të detyrueshme ligjore për të dyja palët - Kosovën dhe Serbinë. Jam i bindur se ka ardhur koha që pas bisedimeve që në një mënyrë apo tjetrën, të nënshkruhet një marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet së cilës do të përfundonte raporti i dhimbshëm mbi 100-vjeçar ndërmjet dy vendeve. Kosova nuk duhet t'i frikësohet dialogut, e as epilogut të tij”, tha presidenti Thaçi.


Presidenti Thaçi kaherë ka bërë thirrje që Kosova ta krijojë grupin e unitetit për fazën finale të dialogut me Serbinë, ku do të përfshiheshin edhe përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile. Grupi i unitetit do të udhëhiqej nga vet Thaçi.

Në anen tjetër Partitë politike opozitare e kundërshtojnë idenë e një grupi uniteti për bisedimet finale me Serbinë, ndërkaq e kundërshtojnë edhe idenë që presidenti Thaçi të jetë udhëheqës i këtij grupi.  .

Kosova dhe Serbia, nënshkruan në vitin 2013 një marrëveshje për normalizimin e raporteve. Që nga ajo kohë, janë nënshkruar mbi 30 marrëveshje për lehtësimin e jetës së qytetarëve, por disa nga to nuk janë zbatuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)