19 Prill 2024

Tërmeti prej 5.5 ballësh godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë

Prishtinë, 11 nëntor - Sot në ora 04:54 minuta Maqedonia e Veriut u godit nga një tërmet me intensitet 5.5 ballë, sipas shkallës së Rihterit.

Epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Leunovo të Mavrovës, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit. Tërmeti kishte thellësinë 10 km.

Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm u ndjenë edhe në disa qytete të Kosovës si në Kaçanik, Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë.

Dridhjet e fuqishme raportohet të jenë ndjerë edhe në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit.

Deri më tani, sipas raportimit të mediave atje nuk ka dëme në njerëz dhe dëme materiale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)