07 Prill 2020

Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Australinë

Melburn, 26 shkurt - Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.0 ballë të shkallës Rihter ka goditur brigjet veriore të Australisë, ndërkohë lëkundje e forta janë ndier në të gjithë kontinentin, shkruajnë mediat e huaja.

Tërmeti goditi vendin në orën 16:30 sipas orës lokale në rajonin Tanimbar të Indonezisë, rreth 5050 km larg qytetit australian Darvin .

Byroja e Meteorologjisë me anë të një njoftimi zyrtar u shprehën se nuk ka asnjë kërcënim për tsunami në Australi si pasojë e lëkundjeve.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), e regjistroi thellësinë e tërmetit 49 km nga sipërfaqja e tokës. Sakaq deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)

 

- Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Ministren në detyrë të MEPTINIS, znj. Rozeta Hajdari, do të mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 17:00)