28 Mars 2024

Tërmeti me magnitudë 5.9 ballë godet Tajvanin

Taipei, 15 dhjetor - Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballë goditi sot Tajvanin.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS) tërmeti goditi vendin ishull rreth 27 kilometra nga brigjet e qytetit Hualien rreth orës 12:03 sipas kohës lokale.

Megjithatë, sipas Zyrës Qendrore të Motit të Tajvanit (CWB), tërmeti ishte me magnitudë 6.2 ballë që u regjistrua në det dhe brigjet e Tajvanit lindor.

"Tërmeti u ndje në të gjithë vendin ndërsa lëkundjet zgjatën disa sekonda në kryeqytetin Tajpei. Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për dëme apo lëndime", raportoi uebfaqja e lajmeve "Focus Taiwan".

Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)