19 Prill 2024

Tërmeti 6,4 ballë Rihter godet Tajvanin

Taipei, 8 shkurt - Një hotel dhe një urë u shembën pas një tërmeti me magnitudë 6,4 ballë të shkallës Rihte që goditi të martën pjesën lindore të Tajvanit, theksuan autoritetet e ishullit.

Bëhet e ditur se deri më tani 4 persona kanë vdekur dhe mbi 225 të tjerë janë plagosur.

“Tërmeti u regjistrua në orën lokale 23:50 rreth 21 kilometra në veriperëndim të portit të Hualien”, theksoi instituti gjeologjik amerikan USGS.

Sipas medias lokale disa ndërtesa janë shembur dhe 30 persona kanë mbetur të bllokuar në hotelin e prekur.

Qeveria tajvaneze, duke cituar shërbimet e zjarrfiksve, shtoi se edhe një hotel tjetër ishte dëmtuar gjithashtu dhe bëri të ditur se nuk ka informacion në lidhje me 145 persona të cilët mendohet të jenë nën rrënoja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)