18 Prill 2024

Talebanët dhe ISIS kanë kryer masakër në Afganistan

Kabul, 21 gusht - Nga rezultatet paraprake të një hetimi të Kombeve të Bashkuara, doli se kryengritësit talebanë dhe militantët e vetëquajtur “Shteti Islamik”, kanë vrarë së bashku të paktën 36 persona në një fshat në veri të Afganistanit në fillim të muajit.

Masakra mendohet të ketë ndodhur midis 3 dhe 5 gushtit, pak pasi kryengritësit hynë në fshatin Mirza Olang, me shumicën e banorëve myslimanë shiitë.

Ky fshat ndodhet në provincën Sar-e-Pul. Në raportin e Misionit të Ndihmës për Afganistanin të OKB-së, UNAMA, të bërë publik të dielën, thuhet se në mesin e viktimave kishte civilë dhe luftëtarë pro-qeverisë, të cilët ishin çarmatosur, para evakuimit të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)