28 Mars 2024

Suedia: Serbia jo në BE pa zgjidhur problemin e Kosovës

Beograd, 25 maj - Ambasadori në largim i Suedisë në Beograd, Kriste Bringeus, është shprehur shumë qartë, duke thënë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa zgjidhur problemin e Kosovës.

"Më lejoni të jem shumë, shumë i qartë. Nëse Serbia nuk e zgjidh çështjen e Kosovës, ajo nuk mund të bëhet anëtare e BE-së. Dhe kjo nuk është kusht i ri. Ky është fakt, fakt i thjeshtë. Dhe kjo është këshillë që dua ta transmetoj", ka thënë ambasadori suedez për një televizion lokal.

Bringeus ka thënë se pasardhësit të tij do t'i përcjellë, se duhet të bëjë trysni mbi Serbinë për të bërë reforma ekonomike dhe politike dhe të bëhet anëtare e BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)