14 Tetor 2019

Stuhia Florence do të prekë Shtetet e Bashkuara, si uragan masiv

Washington, 11 shtator - Disa pjesë të shtetit të Karolinës së Veriut po evakuohen ndërkohë që uragani Florence është shdërruar në një stuhi të madhe të kategorisë 4, duke sjellë erëra me shpejtësi deri në 195 kilometra në orë në Atlantikun e Veriut.

Qendra Kombëtare e Uraganeve pret që Florence të kalojë nesër dhe pasnesër midis Bermudës dhe Bahamave, pastaj t'i afrohet Karolinës së Veriut dhe të Jugut, të enjten dhe të premten.

Qendra Kombëtare e Uraganeve thotë se kur të godasë bregdetin amerikan, Florence do të jetë fuqizuar dhe shndërruar në "një stuhi të madhe e të rrezikshme".

Karolina e Veriut ka urdhëruar evakuimin e banorëve në ishujt Outer Banks, duke përfshirë edhe ishullin Hatteras, mjaft të frekuentuar nga turistët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)