25 Prill 2024

Spanja, gati t'i heqë autonominë Katalonias

Madrid, 12 tetor - Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, la të kuptohet sot se mund të pezullojë autonominë e rajonit verior rebel të Katolonias dhe të shpërndajë parlamentin e rajonit, një vendim që mund të bëhet shkas për trazira civile.

 Kjo është kriza më e rëndë politike që po përjeton Spanja që nga dështimi i grushtit të shtetit katër dekada më parë.

Kryeministri spanjoll, i cili kryeson qeverinë kombëtare të qendrës së djathtë i kërkoi sqarime separatistëve katalonas lidhur me njoftimin e djeshëm se kishin fituar të drejtën për të shpallur një shtet të pavarur, por po e pezullonin shpalljen, në pritje të negociatave me Madridin.

Kryeministri spanjoll Rajoy i kërkoi zyrtarisht udhëheqësit katalan Carles Puigdemont, të sqaronte në se ka deklaruar pavarësinë, duke thënë se kjo ishte e nevojshme para se qeveria spanjolle të vendoste për hapat e mëtejshëm që duhen marrë.

Në një kërcënim gati të hapur, kryeminsitri Rahoi, tha se sqarimi ishte i nevojshëm në mënyrë që ai të kishte mundësinë të ushtronte autoritetin për pezullimin e statusit gjysëm-autonom të krahinës së Katalonias. Kjo do ta çonte rajonin në varësinë e drejtpërdrejtë të Madridit, bazuar në nenin e 155 të kushtetutës së Spanjës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)