24 Prill 2024

Shqiptarët të dytët që marrin shtetësinë e një vendi të BE-së

Bruksel, 10 prill - Shqipëria renditet e dyta pas Marokut, midis vendeve shtetasit e të cilëve morën shtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian, me një numër total në vitin 2016 prej 67,483 vetash.

Shumica e shtetasve shqiptarë që u bënë qytetarë të BE-së gjatë 2016-s jetojnë në Itali dhe Greqi.

Sipas të dhënave të marra nga EUROSTAT-i në vitin 2016, 36,920 shqiptarë u bënë nënshtetas italianë, ndjekur nga 35,000 emigrantë marokenë.

Ndërkohë, në Greqi, statistikat tregtojnë se gjithsej 28,548 emigrantë shqiptarë morën shtetësinë e BE-së.

Shtete të tjera ku qytetarët shqiptarë kanë përfituar shtetësi janë Belgjika me 560 raste, Britania me 466 raste dhe Franca me 356 raste. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)