29 Mars 2024

Shqipëria, Kosova duhet ta marrin seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk

New Yorkut, 29 prill - Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips thotë se rreziku që paraqet ndikimi i Rusisë dhe Turqisë në Ballkan është real.

Prof. Phillips, drejtor i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të New Yorkut, thotë se udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës duhet ta marrin seriozisht këtë kërcënim dhe duket të mbajnë qëndrime të qarta për aleancat e tyre.

"Kërcënimi është real, përfaqëson një rrezik të vërtetë. Udhëheqësit politikë në botën shqiptare duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të ruhen nga kërcënimet ndaj sovranitetit që vjen nga Rusia dhe Turqia", ka deklaruar Philips. 

Rusia e kundërshton me forcë anëtarësimin e vendeve të këtij rajoni në Ballkan. Kjo sipas tij është arsyeja që ata organizuan një grusht shteti në Mal të Zi, që mbështetën partinë ultranacionaliste VMRO në Maqedoni.

"Rusia ka një program dhe ky është që të minojë NATO-n dhe Bashkimin Evropian dhe ta përdorë këtë si pikë sulmi jo vetëm kundër institucioneve euro-atlantike por edhe vetë Shteteve të Bashkuara."

"Për këtë arsye Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë edhe më ngushtë për çështje sigurie, në drejtimin ekonomik dhe diplomatik. Për të frenuar rrezikun rus dhe turk, duhet që Shtetet e Bashkuara të angazhohen më shumë dhe që Bashkimi Evropian të integrojë më shumë në institucionet e veta Kosovën dhe Shqipërinë", ka theksuar ai.

Ai ka thënë se shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të mirë se Shqipëria as miq më të mirë se shqiptarët.

Kërcënimet ndaj sovranitetit të Shqipërisë dhe Kosovës sipas tij janë në proporcion të drejtpërdrejtë me afërsinë mes Shteteve të Bashkuara dhe komuniteteve shqiptare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)