24 Maj 2018

Shqipëria eksportuesi më i madh i të miturve azilkërkues nga Europa

Tiranë, 13 shkurt - Mijëra të mitur shqiptarë të moshave 7-17 vjeç kanë ndërmarrë udhëtime të rrezikshme si azilkërkues të pashoqëruar në Europë - një fenomen që nxitet nga papunësia kronike, mungesa e perspektivës dhe humbja e shpresës për një të ardhme më të mirë mes familjeve shqiptare.

Përgjatë 4 viteve të fundit, Shqipëria u identifikua si vendi kryesor i origjinës në Europë për numrin e lartë të azilkërkuesve. Por vendi i vogël me 2.7 milionë banorë shënon gjithashtu rekord edhe për numrin e të miturve të pashoqëruar, që ka eksportuar drejt Europës.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se mijëra të mitur të moshave nga 7 deri në 17 vjeç kanë ndërmarrë udhëtime të rrezikshme, me shpresën se do të gjejnë një të ardhme më të mirë si azilkërkues të pashoqëruar në Europë.

Fenomeni ka prekur zonat e varfra veriore dhe verilindore të Shqipërisë, por edhe periferitë e qyteteve të mëdha si Fieri, Elbasani apo Korça si dhe familjet e zbritura në Tiranë në mesin e viteve ’90.

Destinacionet kryesore mbeten qendrat e shërbimit social në Itali, Francë dhe Britani të Madhe, ku minorenët shqiptarë renditen ndër tre kombësitë kryesore. Të dhënat e siguruara nga Eurostat dhe autoritetet e tjera tregojnë se tre vendet kanë strehuar së bashku rreth 3 mijë të mitur nga Shqipëria.

Autoritetet shqiptare ia faturojnë numrin e lartë të azilkërkuesve të miturit prindërve të tyre dhe mohojnë se ky fenomen ka si arsye kryesore varfërinë.

Valbona Tula, drejtoreshë e Shërbimit Shtetëror Social në qarkun e Shkodrës i tha BIRN se mes familjeve që i janë nënshtruar vlerësimit ekonomiko-social, vetëm pesë prej tyre ishin realisht të varfra:

“Na ka rezultuar që familjet kanë qenë me ndërtesa normale, me kushte normale të jetesës, por kur pyeten se përse i kanë çuar fëmijët andej, në fillim ngrenë supet dhe më pas thonë për diçka më të mirë për fëmijët, për t’i bërë me dokumente. Kjo tingëllon pak keq, por kjo ka qenë ideja e familjarëve”.

Edhe zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila udhëheq përpjekjet e vendit për uljen e valës së azilkërkuesve mohon që shkaku kryesor nxitës është varfëria. Ajo tha se 70 për qind e të miturve të intervistuar përmendin arsimin si motiv kryesor për largimet nga vendi.

“Ëndrra për të gjetur një shkollim të mirë që në moshë të vogël i shtyn familjet shqiptare të zgjedhin këtë rrugë.[Familjet] nuk janë në nivelin e një varfërie ekstreme, por që sigurisht nuk mund të mbështesin shkollimin e fëmijëve jashtë Shqipërisë”.

Gjatë vitit 2017, Ministria e Brendshme ndërmori një plan agresiv masash për të frenuar numri

Gjatë vitit 2017, Ministria e Brendshme ndërmori një plan agresiv masash për të frenuar numrin e azilkërkuesve të mitur, përmes forcimit të kontrolleve në kufi dhe hartimit të një deklarate të re noteriale për udhëtimet e tyre të pashoqëruara nga prindërit. Si rezultat, 871 të mitur u ndaluan gjatë gjithë vitit të kalonin kufirin.

Zv.ministrja Voda tha gjithashtu se rregullat rigoroze të lëvizjes së lirë e kanë zvogëluar me mbi 6 mijë numrin total të azilkërkuesve për vitin 2017. Megjithatë, ky fenomen nuk është vetëm një çështje sigurie.

Stanjacioni ekonomik, papunësia kronike dhe mungesa e perspektivës në arsim janë faktorët nxitës të numrit të lartë të të miturve që largohen nga vendi.

Zv.ministja Voda tha se institucionet shqiptare po punojnë së bashku për t’u përballur me këto sfida:

"Çështjet e emigracionit nuk janë vetëm çështje të sigurisë. Ato janë çështje që lidhen me shoqërinë, me ekonominë, me mentalitetin e shoqërisë dhe me punësimin. Pra, në njëfarë mënyre për të përballuar migracionin si fenomen nuk mjafton që të kemi vetëm agjenci ligjzbatuese të forta por edhe institucione të tjera të shoqërisë. Unë besoj se ne do t’ia dalim, pasi edhe sfida kryesore e deklaruar edhe nga kryeministri është rritja ekonomike."

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca i tha BIRN se mungesa e mirëqënies dhe e besimit tek institucionet shqiptare i shtyn familjet shqiptare që t’i dërgojnë fëmijët jashtë, me shpresën se ata do të përfitojnë shkollim apo lehtësira të tjera në këto vende.

Fatkeqësia e madhe është se Shqipëria nuk është më një vend që të ndjehet prej të miturve se ata mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre këtu. Në këtë kuadër, secili nga institucionet duhet të bëjë punën e tij, por sigurisht qeveria dhe politika në tërësi duhet të na japin një vend më të mirë për të jetuar”.

Ballanca i bëri gjithashtu thirrje klasës politike shqiptare që të punojë për rritjen e mirëqënies së qytetarëve shqiptare dhe rikthimin e besimit në qeverisje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Maj 2018  - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë lanson doracakun “Ekstremizmi i Dhunshëm dhe Mediat- Doracak për gazetarët”, i  cili  ka për qëllim të ofrojë rekomandime rreth mënyrës së raportimit të rasteve të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit nga mediat. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) lanson punimin “Demokracia e Kosovës në rrrezik?”. (Hoteli Swiss Diamond, salla Marec, ora 10:00)

- BIRN do të organizojë seancën informuese, me qëllim të informimit më të detajuar rreth thirrjes lidhur me Propozime për Projektin e Financuar nga BE - “Kontribut në forcimin e gazetarisë së pavarur, hulumtuese dhe të dobishme për publikun, si dhe në lirinë e shprehjes në Kosovë”. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova do ta vizitojë Leposaviqin ku do ta ketë një takim me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq. (Ndërtesa e komunës në Leposaviq, ora 10:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon diskutimin e parë publik për mbarëvajtjen e avancimeve akademike në Universitetin e Prishtinës ku edhe do ta lansojë strategjinë e saj për ofrimin e mbështetjes juridike për palët e mundshme që do të ankohen në procesin e avancimeve akademike në UP. (Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës, ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet deputetja Arbërie Nagavci. (Holli i Kuvendit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa ne te cilen do te behet shqyrtimi i Raportit Vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shqyrtimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, etj.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore me seli në Selanikv organizon promovimin e dy doracakëve të rinj për lëndën e historisë në gjuhën shqipe, periudha 1944-2008. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ku do te shqyrtohet Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në Gllogjan, me rastin e shënimit të 24 Majit, Ditës së Batalionit Gardist dhe rënies së Dëshmorëve të Kombit, të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj” të Zonës Operative të Dukagjinit. (Gllogjan, ora 11:00 dhe Kodrali, ora 11:30)

- Muzeu i Kosovës - Sektori i Historisë, hapë ekspozitën historike me titull "Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës", me bashkautor Dr. Sadik Krasniqi dhe Ma. Besnik Rraci. (Muzeu i Kosovës, ora 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në hapjen e ekspozitës për kontributin e presidentit Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës. (Muzeu i Kosovës, ora 13:00)

- Me moton “Shijo djathin e vërtetë, 100% nga qumështi” do të lansohet fushata promovuese e djathit 100% nga qumështi me qëllim informimin e qytetarëve të Kosovës për rëndësinë dhe dobitë e konsumimit të djathit të natyral nga qumështi. (Objekti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, ora 13:00)

- Në kuadër te fushatës kundër hidrocentraleve të paqëndrueshme në Kosovë ERA group shfaq premierën e Kosovës të filmit "Blue Heart" në Deçan. (Pallati i Kulturës në Deçan, ora 18:00)