25 Prill 2024

Shpend Kallaba i dorëzon Letrat Kredenciale Presidentit të Hungarisë

Budapest, 4 shkurt - Gjatë një ceremonie protokollare në pallatin presidencial, Ambasadori Republikës së Kosovës në Hungari, Shpend Kallaba, i ka dorëzuar Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Hungarisë, János Áder. 

Me këtë rast, Ambasadori Kallaba e ka falënderuar Presidentin Áder për përkushtimin e tij si dhe për ndihmën e vazhdueshme, që populli dhe shteti hungarez i ka dhënë shtet-ndërtimit të Kosovës, duke vlerësuar nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dy-palëshe në mes dy vendeve. 

Nga ana e tij,  Presidenti i Hungarisë i ka uruar mirëseardhje Ambasadorit Kallaba në mandatin e tij diplomatik.

Në vazhdim, Ambasadori Kallaba e njoftoi Presidentin Áder lidhur me përpjekjet e Republikës së Kosovës në avancimin e agjendës euro-atlantike, me theks të veçantë mbi përkushtimin e Kosovës, që të jetë faktor stabiliteti dhe kontribues i paqes në rajon.

Më pas, Ambasadori Kallaba kërkoi, që Hungaria të mbetet përkrahëse e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave në raport me BE-në, si dhe në shfrytëzimin e kapaciteteve dhe përvojave hungareze në investimet e huaja direkte në Kosovë.

Ambasadori Kallaba kërkoi, gjithashtu, mbështetjen e Hungarisë në procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, e me theks të veçantë në organizatat nga fusha e sigurisë, siç është ajo e INTERPOL-it, gjë që do të kontribonte në parandalimin e dukurive negative.

Në këtë kontekst, u theksua se fokusi duhet të mbetet tek bashkëpunimi në sferën ekonomike-tregtare dhe në shfrytëzimin e nismave dhe ngjarjeve ndërkombëtare, që do të ndodhin në Budapest, si mundësi për t’u shfrytëzuar në të mirë të Kosovës.

Pas prezantimit të Letrave Kredenciale në Pallatin Sándor, Ambasadori Kallaba me një ceremoni formale të Gardës së Nderit, vendosi kurora lulesh tek Monumenti i Dëshmorëve në Sheshin e Heronjve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)