19 Prill 2024

Shkon në 31 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Ankara, 26 janar - Autoritetet turke kanë njoftuar se numri i viktimave nga tërmeti i së premtës ka shkuar në 31. Presidenti turk Reccep Tayip Erdogan ka bërë thirrje qe të injorohen “propagandat” rreth mosgatishmërisë së shtetit për të menaxhuar situatën pas tërmetit.

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar me kërkimet për njerëzit që kanë mbetur nën rrënoja, derisa autoritetet thanë se 1,243 persona janë lënduar.

Një tërmet me fuqi prej 6.8 shkallësh të Richterit pati epiqendrën në qytetin Sivrice në provincën Elazig.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, tha në një konferencë për media se 18 viktima janë nga province Elazig ndërsa katër në Malatia. Ndërkaq, më vonë, Agjencia Shtetërore e Fatkeqësive raportoi për rritje të numrit të viktimave.

Presidenti turk, Erdogan, më 25 janar mori pjesë në varrimin e një nëne bashkë me djalin e saj që humbën jetën nga tërmeti. Ai paralajmëroi qytetarët para mediave se propaganda që po përhapen janë të pavërteta.

“Mos i dëgjoni thashethemet, mos dëgjoni propaganda e askujt dhe ta keni parasysh se jemi në shërbimin tuaj”, tha Erdogan.

Agjencia Shtetërore e Fatkeqësive bëri të ditur se tërmeti ishte përcjellë me 398 lëkundje të tjera.

Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Elazig ishte goditur nga tërmeti me magnitudë 6.0 më 2010, duke lënë të vdekur 51 persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)