25 Prill 2024

Shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale nuk do të ishte një vendim i matur

Washington, 24 dhjetor - Analisti Daniel Serwer, studiues në Qendrën tha për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin, Johns Hopkins tha për Zërin e Amerikës, se nuk do të ishte një vendim i matur shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte.

"Mendoj se evropianët dhe amerikanët e bënë mjaft të qartë se pasojat për marrëdhëniet e Kosovës me Brukselin dhe me Washingtonin do të ishin të mëdha. Nuk mendoj se kjo i intereson Kosovës. Nga ana tjetër, Kosova është shtet sovran dhe ka të drejtën të bëjë gabimet e një vendi sovran", ka theksuar Serwer.

 Kosova sipas tij është një vend sovran, një demokraci dhe anëtarët e parlamentit mund të ngrenë çdo çështje që dëshirojnë. Por kjo sipas tij nuk do të thotë se ishte një veprim i mençur ngritja e çështjeve të tilla.

"Mendoj po ashtu se ishte një veprim mjaft i papeshuar për Kosovën që të hapte çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Por parlamentet përgjigjen përpara popullit, jo përpara meje."

"Po, ashtu siç ka thënë edhe ambasadori Delawie dhe kjo do të kishte pasoja edhe në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Do të ishte një veprim shumë i papeshuar të ndryshosh mandatin e Gjykatës. Sigurisht, ne ende nuk e dimë se si do të reagojë Gjykata, por që ajo të nisë punën, standardet duhet të jenë shumë të larta. Le ta themi hapur: arsyeja që ajo ekziston janë të metat e sistemit gjyqësor në Kosovë. Ajo nuk do të ekzistonte nëse Kosova do të kishte bërë atë që duhej bërë për të vendosur sundimin e ligjit.

"Ata përpiqen t’i shpëtojnë përgjegjësisë dhe sidomos nuk duan që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të ndotet nga akuzat për veprime të jashtligjshme. Por siç e shikoj unë, do të ishte shumë më keq që individë të caktuar të mos vihen para përgjegjësisë për veprime të tilla, gjë që do të përlyente krejt emrin e kësaj organizate. Në qoftë se ka njerëz që kanë qenë përgjegjës për veprime ilegjitime, ata duhet të sillen para drejtësisë", ka shtuar Serwer.

Në kohë lufte veprimet e paligjshme sipas tij janë zakonisht të dyanshme e jo të njëanshme.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)