20 Qershor 2019

SHBA vendosin sanksione të reja ndaj Venezuelës

Washington, 20 mars - Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se ka vënë sanksione ndaj kompanisë shtetërore të minierës së arit të Venezuelës dhe presidentit të saj, për shkak të bashkëpunimit me regjimin e Presidentit Nicolas Maduro.

Përmes një deklarate të martën, Departamenti i Thesarit njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj kompanisë Minerven dhe presidentit të saj, Adrian Antonio Perdomo Mata, duke patur në objektiv “operacionet e paligjshme të arit, që kanë mbështetur vazhdimisht regjimin e ish Presidentit Nicolas Maduro."

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se aktivitetet e qeverisë së Maduros po e shterrojnë pasurinë e Venezuelës dhe po dëmtojnë mjedisin.

Në deklaratë thuhet se zoti Maduro vite më parë i dha vetes autoritetin e zhvillimit të minierave, pa marrë më parë miratimin e Asamblesë Kombëtare.

Ky operacion, thuhet në deklaratë, ka bërë që minatorët të punojnë të kushte të rrezikshme dhe të paguhen në njësinë monetare të Venezuelës, bolivar, objekt i inflacionit të shfrenuar, ndërkohë që regjimi i Maduros e konverton monedhën e zhvlerësuar venezueliane në flori dhe monedha të tjera të huaja.

Në deklaratë thuhet se përveç krijimit të kushteve të rrezikshme dhe të papërshtatshme për njerëzit, operacionet e minierave kanë depërtuar deri në rajone të mbrojtura, duke shkaktuar shpyllëzime dhe humbjen e vendbanimeve për kafshët, duke shkaktuar kushte ideale për mushkonjat që bartin mikrobin e malaries.

Në deklaratën e Thesarit thuhet se: “Sanksionet amerikane nuk është e nevojshme të jenë të përhershme, ato synojnë të sjellin një ndryshim pozitiv të mënyrën e sjelljes. Sanksionet hiqen për njerëz që ndërmarrin veprime konkrete dhe kuptimplotë për rikthimin e rendit demokratik, refuzojnë të angazhohen në shkeljen e të drejtave të njeriut, flasin hapur kundër abuzimeve të kryera nga regjimi i Maduros dhe luftojnë kundër korrupsionit.”- thuhet në Deklaratën e Departamentit amerikan të Thesarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 qershor 2019 - Organizata Inject- Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi organizojn konferencën “Trajtimi Institucional i Rasteve të Dhunës në Familje”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Open Data Kosovo organizon panelin e diskutimit me temën “Hapja e të Dhënave të Bizneseve dhe Kontributi i tyre në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Universiteti ''Kadri Zeka'' në Gjilan në bashkëpunim me Oden e Avokatëve të Kosovës dhe aktivitetin e USAID-it Drejtësia Vlen, do të organizojë Orët për Ndihmë Juridike pa Pagesë, ku do të ofrohen shërbime juridike pa pagesë për qytetarët me nevojë. (Universiteti ''Kadri Zeka'', ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë do të organizojë ceremoninë e pranimit të certifikatës së Ri-akreditimit të laborantëve. (Ambientet e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ora 10:30)

- Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nga Grupi Parlamentar i LDK-së mbajn konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301.  ora 10:30)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- Fushata për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik në Kosovë bën shpalljen e finalistëve dhe fituesit të konkursit "Tregojeni mendjen tuaj afariste". (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)

- Federata Sindikate e Telekomit të Kosovës mban konferencë për media lidhur me qendrimet rreth kontrates se Z-Mobile dhe hapave qe do të nderrmiren diteve në vijim. (Objekti Qendror i PTK-së në Dardani, ora 11:00)

- Mbahet seanca solemne me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Drejtori i Arsimit i Komunës së Gjilanit, Nazim Gagica mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrët qendrore në lagjen Arbëria, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim themeluesin e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut bëhën homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në Istog. (Qendra e qytetit në Istog, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të projektit të Adresave, ku do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Klinë, Prof. Dr. Zenun Elezaj, Ambasadori Norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, zv. Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Beka dhe Avni Ahmeti, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale  të Kosovës dhe qytetarë Klinas. (Oborri i Komunës së Klinës, ora 13:45)

- Ambasadori amerikan Philip Kosnett do të jetë prezent në përurimin e punëtorisë kreative të tipit “makerspace” në Komunën e Gjilanit, të financuar nga USAID-i. (Shkolla Xhavit Ahmeti në Gjilan, ora 14:15)

- Bëhet përurimi i qendrës së tretë të qëndrimit ditor për të moshuarit. (Lagjja Pejton, përballë Katedrales "Nëna Terezë", ora 15:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajë tryezën e radhës me temën “Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike”. (Hotel Sirius, ora 16:30)

- Aksion për Nëna dhe Fëmijë do të bëj lansimin e Librit 'Ditari i Nënës' udhërrëfyesi për hapat e prindërimit, libër ky i shkruar nga Albiona Beselica Beha. (Libraria Dukagjini në sheshin Nënë Terezë, ora 17:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet turniri në futboll të madh ku do të marrin pjesë ekipet nga komuna e Istogut, Klinës ,Deçanit dhe Pejës. (Fshati Banjë, ora 17:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton komunitetin egjiptian në Fushë Kosovë, në kuadër të Javës së Egjiptianëve. (Amfiteatri përballë komunës së vjetër në Fushë Kosovë, ora 18:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet programi festiv me këngë e valle. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 18:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës organizon Javën e Filmit me shfaqjen e filmave "Tisa" nga Valter Lucaj dhe "Përtej Rrugës" nga Yll Çitaku. (Kino Armata, ora 20:00)