18 Maj 2022

SHBA thërret Këshillin e Sigurimit

Washington, 28 janar - Me kërkesën amerikane, instanca më e lartë e OKB-së, Këshilli i Sigurimit do të trajtojë krizën në Ukrainë.

Qeveria në Uashington i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të trajtojë në një seancë të hënën më 31 janar krizën e Ukrainës.

Kjo bëhet "për shkak të kërcënimit të qartë të paqes ndërkombëtare dhe sigurisë" nga ana e Rusisë, bëri të ditur ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Këshilli i Sigurimit do të trajtojë në një seancë të hapur këtë krizë. Rusia ka stacionuar më shumë se 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas dhe ndjek "veprime të tjera destabilizuese kundër Ukrainës", ka thënë Thomas-Greenfield.

Ky është kërcënim i qartë. Perëndimi është i shqetësuar për shkak të marshimit të trupave ruse, seRusia po përgatit pushtimin e Ukrainës, pas pushtimit në vitin 2014 të Gadishullit të Krimesë.

Presidenti rus e hedh poshtë këtë kategorikisht. Në të njëjtën kohë ai kërkon nga SHBA dhe NATO të ndalë zgjerimin lindor si edhe ngritjen e bazave ushtarake në ish-republikat sovjetike.

Nga këto konsultime nuk priten zgjidhje, sepse Rusia, ashtu si SHBA, Franca, Britania e Madhe dhe Kina ka të drejtë vetoje.

Ndërkohë presidenti amerikan, Joe Biden siguroi në një telefonatë me presidentin ukrainas, Volodymyr Selenskyj se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në rast të një marshimi rus. Sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë, Biden përforcoi gatishmërinë e SHBA "së bashku me partnerët dhe aleatët tanë të reagojmë me vendosmëri, në rast se Rusia do të hyjë më tej në Ukrainë".

Qeveria e SHBA ndërkohë po verifikon mundësitë për "mbështetje makroekonomike shtesë për të ndihmuar ekonominë ukrainase nën presionin e armatimit rus."

Nga zyra e presidentit, Selenskyj u bë e ditur, se të dy politikanët kishin zhvilluar "një bisedë të gjatë", ku u diskutua për përpjekjet e fundit diplomatike për moshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Selenskyj falënderoi SHBA për furnizimet me armë. Një zëdhënës i Pentagonit bëri të ditur, se do të ketë sërisht mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 maj 2022 - Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret me nderimet më të larta shtetërore për vizitë zyrtare Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit më së voni deri në orën 9:20)

- Mbahet dita e dytë e konferencës së përbashkët profesionale ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në do të organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 9:45)

- Ne kuadër të Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD2, Komuna e Istogut organizon sesionin e parë informues dhe trajnimin dy ditor mbi ‘Menaxhimin e Ciklit të Projektit’. (Salla e konferencave të Shtëpisë se Kulturës ‘Mensur Zyberaj’ në Rahovec, ora 10:00)

- Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës shpall aktgjykimin në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë dhe në https:// https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 10:00)

- Departameni i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prizrenit hap dyert për tu informuar rreth studimeve të gjuhës gjermane. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

- Lëvizja FOL organizon forumin “FOL Hapur për Sundimin e Ligjit në Kosovë” me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier si dhe Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. (Kabineti i kryetarit, ora 12:25 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, do të vizitojë Komunën e Prishtinës me ç’ rast Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 15:00)

- Kuvendi Komunal në Istog mban mbledhjen solemne për nder të vizitës së Zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak. (Kuvendi Komunal i Istogut, ora 15:30)

- “Celebrating Kosovo’s Trustbuilders” prezenton interface-in e ri te plaformës Kosovo Trustbuilding Platofrm si dhe festimin e me shumë se tre viteve të arritjeve në avancimin e Agjendës së Ndërtimit të Besimit ne Kosove duke ndare histori frymëzuese dhe pozitive te individeve te ndryshem nga perkatesi te ndryshme etnike ne Kosove. (Hotel Emerald, ora 18:00)

- Shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me temën “The Power of Museums - Fuqia e Muzeve”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)