24 Prill 2024

SHBA shqyrton sanksione shtesë ndaj Rusisë

Washington, 23 shkurt - Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë thonë se administrata Trump po shqyrton vendosjen e sanksioneve shtesë kundër Rusisë lidhur me ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Njoftimi vjen mes kritikave nga demokratët dhe republikanët se Presidenti Trump ende nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, të miratuara tashmë nga Kongresi.

Por zyrtarët thonë se procesi i sanksioneve lëviz ngadalë për arsye ligjore dhe se administrata nuk mund të reagojë shpejt për shkak të titujve negativë kritikave në media.

Komentet erdhën pas deklaratave të bëra nga drejtori i Shërbimit Kombëtar të Zbulimit, Dan Coats, i cili u tha ligjvënësve javën e kaluar se Rusia ka në plan të ndërhyjë në zgjedhjet e këtij nëntori, pas ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Presidenti ende nuk e ka dënuar plotësisht Moskën për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)